KON largon Federatën e Boksit nga familja olimpike

Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit (IBA) është përjashtuar nga familja olimpike të enjten, duke u dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare pas kundërshtimit të këshillave dhe instruksioneve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Boksi megjithatë do ta mbajë statusin e sportit olimpik në Lojërat Olimpike 2024 në Paris.

KON ka votuar për përjashtimin e IBA-së.

Rezultati i votimit ishte i pashmangshëm pas rekomandimit të dhënë dy javë më parë nga Bordi Ekzekutiv i IOC-së, ku president është Thomas Bach.

Votat ishin 69 – 1 për përjashtimin e IBA-së, ndërsa dhjetë anëtarë abstenuan.

Boksi nuk ka qenë në rrezik për t’u larguar nga Olimpiada përgjatë katër vjetëve, qëkur KON suspendoi trupin qeverisës të këtij sporti nga i cili u kërkuan ndryshime. “Ne e vlerësojmë shumë sportin e boksit. Ne kemi një problem jashtëzakonisht të madh me IBA-n për shkak të qeverisjes së saj”, u ka thënë Bach anëtarëve të KON gjatë takimit “online”.

Leave a Reply