Të gjithë me fanellën me nr.1, futbollistët e Ajaksit në përkrahje të legjendës Van der Sar

Portieri legjendar i Ajaksit, Juventusit, Mançester Junajtedit dhe Kombëtares së Holandës, Edvin van der Sar përfundoi dje në repartin e kujdesit intensiv të Klinikës së Neurologjisë KBC në Split të Kroacisë.

Ai të premten u diagnostikua me hemorragji cerebrale. Një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave ishte me pushime në Hvar kur u sëmur dhe u dërgua me helikopter në Split.

Sot lojtarët e Ajaksit luajnë një ndeshje miqësore me Den Bosch në “Sportpark De Toekomst”.

Para fillimit të ndeshjes, të gjithë futbollistët e klubit të famshëm nga Amsterdami dolën në fushë të veshur me fanella me numrin 1 dhe emrin e Edvin van der Sar.

Ajaksi raportoi më parë se gjendja e Van der Sar ishte e qëndrueshme, por shqetësuese.

Leave a Reply