Obamejang nga Çelzi transferohet te Olimpik Marsej

Elita e futbollit francez është destinacioni i radhës për sulmuesin Pier Emerik Obamejang. Sulmuesi nga Gaboni sipas medieve të huaja, ka pranuar të transferohet te klubi i njohur francez, Olimpik Marsej.

Obamejang, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur dhe me Dortmundin dhe Barcelonën, me skuadrën nga “Velodrom” do të firmos kontratë trevjeçare.

Ganezi do të largohet nga “Stemford Brixh” me parametra zero dhe sot ai pritet të mbërrijë në kampin francez për të kryer vizitat mjekësore.

Leave a Reply