FC Shkupi barazon, por me stil në raundin e dytë shkon

FC Shkupi pas asaj fitore 5:0 në përballjen e parë ndaj FC Hegelman në Lituani, sonte në ndeshjen e kthimit në Shkup barazoi pa gola, mirëpo duke lënë të kënaqur që të gjithë të pranishmit në arenën “Todor Proeski”, në veçanti “Shvercerat” që në këtë mënyrë i gëzohen kualifikimit të skuadrës së tyre në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Xhihat Arsllan administruan mjaft mirë ndeshjen gjatë gjithë takimit, duke mos i lënë fare hapësirë kundërshtarit për të ardhur në shprehje, ndërsa si duket pas atyre 5 golave në ndeshjen e parë, “bardheblutë” nuk ishin edhe aq shumë të interesuar për golin, edhe pse rastet nuk munguan.

Një nga rastet më të mira pati sërish njeriu i ndeshjes së parë, Renaldo Cephas, i cili gjatë 45 minutave të para, nga fare pranë golit nuk arriti të shtyejë topin në rrjetën kundërshtare, që këtë herë nuk u prek asnjëherë.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, FC Shkupin e pret përballja me skuadrën e njohur bullgare të Levski Sofje. (infOSport.mk)

Leave a Reply