Lajme të mira për Strugën në prag të sfidës me Buduçnost

Struga Trim Lum nesër në Ohër kundër malazezëve të Buduçnost do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e vendit të zhgënjyer pas atij eliminimi jo të drejtë nga Zhalgiris, besojnë se kundër Buduçnost do të kenë edhe fatin në anën e tyre dhe se me një përqëndrim dhe angazhim maksimal të lojtarëve, në fund do të jenë ata që do të triumfojnë.

Mbase edhe lajme të mira për ekipin përfaqësues të vendit tonë vijnë nga Mali i Zi, kjo pasi Buduçnost në Ohër do të luaj pa shërbimet e një prej futbollistëve të saj më të mirë, që edicionin e kaluar dha një kontribut të jashtëzakonshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Fjala është Andrija Razhnatoviq, i cili ëshë transferua te skuadra e Karvina, ndaj dhe kjo pozitë do të jetë më e lehtë për tu çarë nga ana e ekipit strugan.

Kujtojmë, ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Buduçnost zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply