Debutim me gol dhe asist për Benzeman në Arabinë Saudite (VIDEO)

Fituesi i fundit të “Topit të Artë”, Karim Benzema ka bërë një super debutim me fanellën e Al Itihad në Arabinë Saudite.

Në kuadër të ndeshjes së Kupës së Arabisë Saudite, ekipi i Benzemas shënoi fitore 2:1 ndaj skuadrës tuniziane të Esperencs, derisa francezi shënoi një super gol.

Benzema në minutën e 55-të me të djathtën e tij shënoi një super gol nga distanca, duke çuar peshën gjithë stadiumin.

Përveç këtij goli të shënuar, Benzema në minutën e 35-të kishte asistuar edhe në golin e parë të shënuar nga Hamdallah.

Benzema është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në Arabinë Saudite, pas Kristiano Ronaldos, me të cilin disa vite me rradhë kishin luajtur bashkë te Real Madridi.

Leave a Reply