Policia me detaje për ngjarjet e djeshme në ndeshjen FC Shkupi-Levski, arrestohen 19 tifoz bullgar dhe 2 “Shvercera”

MPB Maqedoni mbrëmë vonë ka dhënë detaje në lidhje me incidentet që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes midis FC Shkupit dhe Levskit të Bullgarisë, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, përcjellë “infOSport.mk”.

MPB njoftoi se janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, prej tyre, 8 persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, 2 persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa 9 për sjellje agresive ndaj policëve.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj tifozëve do të pasojnë kallëzime adekuate.

Gjithashtu janë ndaluar edhe dy tifozë të FC Shkupit, të cilët e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike.

Ndërsa në lidhje me sulmin fizik ndaj shtetasve bullgar, për të cilët në ora 18:38 është denoncuar në rrugën “Cvetan Dimov”, ku edhe ka pësuar një shtetas bullgar D.A, MPB njofton se janë identifikuar edhe sulmuesit dhe se do të dorëzohen kallëzime penale.

I lënduari D.A është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe është në gjendje stabile.

Ndryshe, FC Shkupi në ndeshjen e mbrëmshme pësoi disfatë me rezultatin 0:2 nga Levski i Bullgarisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply