Duro penicilin për skuadrat malazeze!

Shpëtim Duro edhe njëherë tjetër dëshmoi se është një trajner mjeshtër, kur janë në pyetje ndeshjet europiane, sidomos ato kundër skuadrave malazeze, shkruan “infOSport.mk”.

Duro mbrëmë me Struga Trim Lum eliminoi ekipin e Buduçnost, duke e mundur edhe në Podgoricë me rezultatin 4:3, pas asaj fitore 1:0 në Ohër.

Ishte kjo ndeshja e 6-të, që Duro e zhvillonte ndaj skuadrave malazeze, pasi më parë 4 herë kishte drejtuar KF Laçin, me të cilën skuadër kishte regjistruar dy fitore, një barazim dhe një disfatë.

Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme, është fakti se në të trija dy luftimet ndaj skuadrave nga Mali i Zi, Duro kishte arritur të kualifkohej për më tej.

Dy vite rradhazi, 2021, 2022, një gjë të tillë bëri me Laçin, ndërsa tashmë edhe me Struga Trim Lum, me të cilën skuadër shkroi historinë më të re, këtë herë në arenën europiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply