FC Shkupi fiton vëllazëroren me Bashkimin në Kumanovë

FC Shkupi dhe Bashkimi duke shfrytëzuar pushimin në kampionat për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret për Euro 2024, gjatë ditës së sotme në Kumanovë zhvilluan një vëllazërore, që në fund u mbyll me vetëm një gol dhe fitore të miqve nga Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje, ku rezultati ishte në plan të dytë, të pranishmit në stadiumin e Bashkimit, patën mundësi të shohin një futboll mjaft të bukur dhe me aksione, mirëpo që  fatkeqësisht mungonte finalizimi.

Të dy trajnerët shfrytëzuan në maksimum futbollistët që kishin në dispozicion, duke ju dhënë mundësinë që të gjithëve, ndërsa në fund fitores iu gëzua skuadra e FC Shkupit, që falë golit të Isak Kuka në minutën e 65-të në fund shënoi fitore minimale 1:0.

Gjatë pjesës së dytë, vlen të theksohet edhe një rast i skuadrës nga Çairi, kur Mlladenovski goditi shtyllën.

Kjo miqësore pa dyshim se futbollistëve të të dyja skuadrave ju ka ndihmuar që të mbajnë formën, ndërsa trajnerëve për të parë angazhimin e futbollistëve që vijnë shpesh herë edhe nga bankina, dhe që nuk kanë mjaft hapësira në ndeshjet kampionale.

FC Shkupi, fundjavën që vjen, me datë 22 tetor në Çair do të mirëpret Bregallnicën, ndërsa Bashkimi në kuadër të xhiros së 9-të do të jetë mysafir i Karaormanit në Strugë. (infOSport.mk)

Leave a Reply