E bujshme, kombëtarja shqiptare “rrëmben” talentin e kombëtares gjermane

Kombëtarja shqiptare përpos paraqitjeve pozitive që po bën në fushën e lojës, stafi i “kuqezinjëve” po punon shumë edhe me talentet shqiptarë që luajnë nëpër kampionate të huaja.

FSHF-ja duket shumë afër një tjetër risie për ndeshjet e ardhshme.

Këtë herë lojtari që ka përfunduar në radarin e Sylvinhos dhe stafit të tij është sulmuesi i Mainz, Nelson Weiper.

Ky i fundit aktualisht është lojtar i Gjermanisë U-21, por FSHF-ja po tenton ta veshë me fanellën “kuqezi”. E bujshme pasi tashmë një tjetër talent mund të zgjedhë kuqezinjtë.

Në fakt 18-vjeçari ka lindur në Gjermani, teksa vetëm nëna e tij është shqiptare.

Kjo ka shtyrë FSHF-në  t’ua “rrëmbejë” gjermanëve talentin e së ardhshmes.

Mbetet të presim për të mësuar nëse Weiper do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Euro 2024” që zhvillohet pikërisht në Gjermani vitin e ardhshëm.

Leave a Reply