Shpëtim Duro: Fitore e merituar ndaj Vardarit

Fitorja e sotme 4:0 ndaj Vardarit ka lënë të kënaqur trajnerin Shpëtim Duro, kjo për më tepër që skuadra strugane sot bëri edhe pa dyshen titullare në mbrojtje, Sava Radiç dhe Besart Krivanjeva.

Që të dy ankoheshin në lëndime të lehta, ashtu që Duro nuk deshi të rrezikojë asgjë, duke mbuluar mungesën e tyre me lojtar të tjerë.

“Fitore e merituar, pavarësisht se nuk shënuam gjatë pjesës së parë ku kemi humbur 4-5 raste të sigurta për gol, isha i bindur se do të shënonim. Skuadra funksionoi shumë mirë edhe në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, pas golit të parë, çdo gjë ishte në kontrollin tonë dhe në fund arritëm atë që deshëm”. –  u shpreh fillimisht trajneri Shpëtim Duro, i cili foli edhe për performancën e futbollistëve të rinj, si Hadis Tairi, Hristijan Georgievski dhe Bekim Kamberi.

“Kemi shumë futbollistë të rinj që kam aktivizuar këtë muaj. Tre futbollistë të rinj si Hadis Tairi 18-vjeçar, Hristijan Georgievski 20-vjeç dhe Bekim Kamberi 18-vjeç, pra janë tre futbollistë që po tregojnë se kanë cilësi dhe kanë forcuar organikën e skuadrës” – shprehet Duro.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply