UEFA dënon Serbinë me mijëra euro dhe ndeshje pa tifozë

UEFA ka dënuar Federatën Futbollistike të Serbisë, që nënkupton se kjo përfaqësuese ndeshjen e saj të fundit kundër Bullgarisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024 do ta zhvillojë në një stadium bosh, transmeton “infOSport.mk”.

Ky dënim erdhi për shkak të thirrjeve fyese që tifozët serb i përdorën në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Edhe Federata e Futbollit të  Malit të Zi gjithashtu është ndëshkuar me një akuzë që rëndon mbi ofendimet teknike, kur skuadrat u takuan në Mal të Zi në mars të këtij viti.

Numri i tifozëve u kufizua gjithashtu kur Serbia priti Hungarinë në muajin shtator. Federata serbe u përball me akuza të tjera, duke përfshirë “mosndërmarrjen e masave kundër shitësve të biletave në tregun e zi” dhe duhet të paguajë gjoba që arrijnë në rreth 90,000 euro (95,000 dollarë).

Federata e Malit të Zi duhet t’i paguajë UEFA-s 20,000 euro (21,000 dollarë) dhe nuk mund t’u shesë bileta tifozëve për ndeshjen eliminatore kundër Hungarisë në transfertë, ndeshje kjo që në program është me datë 19 nëntor.

Leave a Reply