KF Besa e Dobërdollit mendon për të ardhmen duke riorganizuar shkollën e futbollit

KF Besa e Dobërdollit gjysmësezonin vjeshtorë në Ligën e Dytë unike e mbylli në pozitën e parë, duke shkruar në këtë mënyrë histori. Skuadra nga një fshat i vogël i Gostivarit, mirëpo me drejtues me zemër të madhe, siç janë familja Tahiri, me në krye Haxhi Muhamedin dhe djemtë e tij, Elhamin dhe Zijadinin.

Ky i fundit, që njëherit luan edhe rolin e presidentit të skuadrës, nënshkroi kontrata me Vedut Rustemin dhe Venhar Alijën, të cilët do të duhet ta riorganizojnë shkollën e futbollit të Besës së Dobërdollit.

Që të dy do të jenë përgjegjës për të udhëhequr shkollat e futbollit të kësaj skuadre, edhe atë duke filluar nga gjenerara U9, deri te ajo U19.

Kjo dëshmon se Besa e Dobërdollit po punon me plane afatgjate dhe se qëllimi i drejtuesve të kësaj skuadre është zbulimi i sa më shumë talentëve, të cilët një ditë do të kenë hapsirë edhe në ekipin e parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply