E bujshme, nga Vllaznia e Shkodrës transferohet te gjigandët e Galatasarajit!

Ylli i futbollit shqiptarë në konkurrencë të femrave, Megi Doçi, karrierën e saj ka vendosur ta vazhdojë në Turqi, duke nënshkruar me ekipin gjigand të Galatasarajit, përcjellë “infOSport.mk”.

Pas shumë viteve dominimi absolut në futbollin e femrave në Shqipëri me skuadrën e Vllaznisë së Shkodrës, Doçi në këtë mënyrë bën hapin e madh në karrierën e saj të pasur.

Më shumë se 700 gola në repertorin e saj dhe 10 tituj kampion në Shqipëri, sulmuesja 27-vjeçare shkon me bagazhin plot te turqit e Galatasarajit. Në intervistën e parë për klubin ajo u shpreh e lumtur për këtë lëvizje dhe zbulon objektivat e saj.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Galatasaraj. Kam luajtur në Champions League më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”, tha Doçi, e cila për 10 vite rresht udhëhoqi skuadrën e Vllaznisë në garat e Ligës së Kampionëve, aty ku numëron gjithsej 39 ndeshje, 10 gola të shënuar dhe 4 asistime. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply