Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, legjenda e Shkëndijës, Skender Jonuzi emërohet Drejtor Sportiv te Voska Sport

Voska Sport edhe zyrtarisht ka arritur gjuhë të përbashkët me Skender Jonuzin, i cili në të ardhmen te skuadra shqiptare nga Ohri do të ushtrojë detyrën e Drejtorit Sportiv.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar gati një javë më herët, ndërsa sot erdhi edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të Voska Sport, që një gjë të tillë bënë të ditur përmes faqes zyrtare në “facebook”.

Jonuzi u prezantua nga presidenti Nefi Useini, i cili beson shumë tek legjenda e Shkëndijës, te e cila skuadër një detyrë thuajse të ngjashme kishte kryer gjatë sezonit 2022/23.

Ndryshe, Jonuzi si sulmues klasik kishte shkëlqyer në vitet 90-ta me fanellën e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe me ekipin e ish Slloga Jugomagnatit, aktualisht FC Shkupit.

Më vonë në periudha të ndryshme ai te Shkëndija kishte luajtur edhe rolin si drejtor dhe ndihmës trajner, ndërsa në një periudhë krize ishte edhe trajner kryesor i ekipit.

I njëjti vite me rradhë ishte i angazhuar edhe në Komunën e Tetovës në departamentin për sport, ndërsa aktualisht luan edhe rolin e ndihmës seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut. (infOSport.mk)

Leave a Reply