Voska Sport bëhet me Drejtor të ri Sportiv! Prezantohet sot në grumbullimin e ekipit

Voska Sport gjatë ditës së sotme ka paraparë të startojë me përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa të njëjtat vijnë edhe me disa risi. Pas largimit të Drejtorit Sportiv, Artan Borova, por edhe vdekjes së papritur të Drejtorit të Përgjithshëm, Enver Sulejmani, drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri, kanë vendosur që në rrethin e tyre të ofrojnë një emër të njohur për opinionin sportiv në vend, shkruan “infOSport.mk”.

Fjala është për Skender Jonuzin, ish sulmuesin e Shkëndijës dhe FC Shkupit, i cili te Voska Sport do të luaj rolin e Drejtorit Sportiv. Ai një detyrë thuajse të ngjashme bënte edhe te Shkëndija e Tetovës gjatë sezonit 2022/23, mirëpo duke mos lënë gjurmë, ashtu siç kishte lënë si futbollistë, kur viteve të 90-ta shkëlqente me fanellën “kuqezi”.

Jonuzi ishte pjesë e asaj gjenerate që solli debutim të Shkëndijës në Ligën e Parë, duke qenë sulmuesi kryesor i ekipit për të cilin kontribuoi vite me rradhë. Më vonë në periudha të ndryshme ai te Shkëndija kishte luajtur edhe rolin si drejtor dhe ndihmës trajner, ndërsa në një periudhë krize ishte edhe trajner kryesor i ekipit.

I njëjti vite me rradhë ishte i angazhuar edhe në Komunën e Tetovës në departamentin për sport, ndërsa aktualisht luan edhe rolin e ndihmës seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut.

Përveç, Skender Jonuzit, në grumbullimin e sotëm të Voska Sport pritet të ndodhin edhe disa risi të tjera, që kanë të bëjnë me fytyra të reja të futbollistëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply