Erkan Shabani rikthehet në folenë e vjetër

Erkan Shabani, një emër i njohur ky i futsalit vendor, ka vendosur që të rikthehet te skuadra amë e Juventus Serava, aty ku edhe kishte debutuar në futsalin profesionist dhe me të cilën skuadër kishte fituar trofeun e parë në karrierë, atë të Kupës së Maqedonisë.

Shabani, për 5 vite me rradhë ishte pjesë e Futsal Shkupit, me të cilën skuadër gjithashtu kishte fituar Kupën e Maqedonisë, ndërsa 3 herë kishte fituar edhe titulin kampion, duke luajtur edhe në arenën ndërkombëtare, më saktësisht në Ligën e Kampionëve.

Tashmë i njëjti do të tentojë të bëjë më të mirën me klubin e lagjes së tij, duke ndihmuar Juventus Seravën për tu rikthyer në mesin e më të mirëve në futsalin vendor.

Te skuadra “bardhezi”, Erkan Shabani do të rigjejë vëllain e tij më të vogël, Furkanin, i cili i ka mbetur gjithmonë besnik skuadrës së Juventus Seravës, për të cilën skuadër gjatë pjesës së parë të sezonit aktual ka realizuar 9 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply