Konfirmohet lajmi i infOSport.mk, Ardit Iljazi prezantohet me fanellën e Voska Sport

Ardit Iljazi edhe zyrtarisht në pranverë do të luaj me fanellën e Voska Sport, drejtuesit e së cilës skuadër po bëjnë një punë të shkëlqyer në këtë fillim merkatoje, duke u treguar mjaft aktiv, e mbi të gjitha duke sjellë në rradhët e tyre emra shumë të njohur, që në të kaluarën e tyre pas vetes kanë regjistruar edhe shumë trofe.

I tillë është rasti edhe me Ardit Iljazin, i cili me FC Shkupin në sezonin 2021/22 ishte shpallur kampion në elitën e futbollit vendor.

Pikërisht, skuadra shkupjane ishte edhe skuadra e tij e fundit që kishte luajtur në Maqedoni, pasi i njëjti tashmë një vit e gjysmë ishte pjesë e Superligës së Shqipërisë, aty ku kishte luajtur fillimisht me Erzenin dhe më pas edhe me Teutën nga Durrësi.

Iljazi luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe i njëjti ka një eksperiencë mjaft të bukur në Ligën e Parë të Maqedonisë, aty ku numëron 37 paraqitje, pjesën më të madhe me fanellën e FC Shkupit.

Ndryshe gjatë karrierës së tij futbollistike, Iljazi kishte luajtur edhe me Gostivarin, skuadrën e vendlindjes së tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply