ZYRTARE, Valmir Nafiu vazhdon karrierën në Mal të Zi

Valmir Nafiu karrierën e tij do ta vazhdojë në Mal të Zi. Sulmuesi tetovar, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës, ka vendosur ti thotë “PO”, skuadrës shqiptare nga Ulqini, Otrant Olympic, skuadër kjo që doli kampion vjeshtorë në Ligën e Dytë të Malit të Zi, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ambiciet e këtij klubi për inkuadrim në mesin e më të mirëve në futbollin malazez, kanë shtyrë Nafiun për të pranuar ofertën e drejtuesve të Otrant Olympic, që në rradhët e tyre ditë më parë kishin angazhuar edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Stefan Vico.

Te Otrant Olympic, Nafiu ka përzgjedhur fanellën me numër 7-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply