Transferimit të Elezit te Bohumi në Gjermani, ja sheh hajrin edhe Skënderbeu

Ditë më parë shkupjani Agon Elezi bëri transferimin e tij më të bujshëm në karrierë. Shkupjani nga rradhët e skuadrës kroate të Varazhdin u transferua në Bundesligë te skuadra e Bohum, ndërsa nga ky transferim kanë buzëqeshur edhe drejtuesit e Skënderbeut.

Pikërisht nga skuadra korçare, Elezi në vitin 2020 ishte shitur te skuadra e Varazhdin për shumën e 80 mijë eurove, ndërsa i njëjti këtë vit për shumën e 800 mijë eurove u transferua te Bohumi.

Kjo shumë e majme, ka mbushur edhe arkat e Skënderbeut, skuadër kjo që zotëronte 30% e kartonit të Elezit, duke përfituar në këtë mënyrë plotë 240 mijë euro.

Si duket vendimet e së shkuarës të drejtuesve të Skënderbeut po rezultojnë shumë të qëlluara, pasi frytet po i “vjelin” edhe tani.

Mesfushori 22-vjeçar nga Shkupi, me Bohumin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027. (infOSport.mk)

Leave a Reply