Voska Sport tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Radoviç!

Voska Sport në vijim të kampionatit do të vazhdojë me trajner të ri, kjo pasi skuadra ka ndarë rrugët tashmë me strategun malazez, Miljan Radoviç. Ky i fundit drejtimin e skuadrës shqiptare nga Ohri e morri verën e vitit të kaluar, kur pasoi Berat Imerin, ndërsa largohet vetëm pas 8 muajve.

Në 19 ndeshje kampionale, Voska Sport me Radoviç regjistroi 5 fitore, 5 barazime dhe 9 disfata, duke e lënë skuadrën në zonën e ftohtë të renditjes tabelare.

Ndërkohë, sipas informacioneve që vijnë nga Ohri, drejtimin e Voska Sport pritet ta marrë Srgjan Zaharievski, i cili në këtë mënyrë rikthehet në qytetet buzë liqenit.

Kujtojmë, së fundmi Zaharievski kishte drejtuar ekipin e Struga Trim Lum, mirëpo i njëjti u shkarkua nga drejtuesit e skuadrës strugane në edicionin 2022/23, kur në fund kjo skuadër arriti që të shpallet kampione, mirëpo me Shpëtim Duron.

Nëse palët arrijnë marrëveshjen, atëherë Voska Sport për Zaharievskin do të ishte skuadra e katërt që do e drejtonte në vend, pas Metalurgut, Pelisterit dhe Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply