Shkupjani, Enver Idrizi, u dekorua me medalje, shqiptari më i sukseshëm në Kroaci

Mbrëmë në kryeqendrën e Kroacisë mike në Zagreb, me organizim të Ambasadës së Kosovës, Shkëlqesisë së Tij, Ambasador, Prof.Dr. Martin Berisha, me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dekoroi me medalje të meritave të veçanta, legjendën e karates, shkupjanin, Enver Idrizi.

Në këtë mbrëmje festive, ishin shumë personalitete kroate dhe nga ato shqiptare nga e gjithë Kroacia.

Idrizi, me modestinë e tij, falënderoi Ambasadorin Berisha dhe stafin e tij.

Legjenda e karates, Enver Idrizi njihet si legjenda e karates në Kroaci, tek ne shqiptarët dhe në gjithë globin. Përveç meritave në karate, siç dihet, Enver Idrizi kontribuoi edhe për çlirimin e Kosovës, jo vetëm, por edhe para pavarësisë, sot e kësaj dite.

Shpirtëbardhësia e tij, model modestia, do të shërbej për brezat e rinj.

Idrizi si zakonisht bëri thirrje që të jemi bashkë kudo që ka shqiptarë, pasi sipas tij ky shekull është i joni, sepse kemi mbrojtur pragun dhe kurrë nuk kemi sulmuar asnjë shtet.

“Me shtetin kroat jemi të lidhur, jemi një gjakë dhe do ta vazhdojmë për jetë miqësinë dhe vëllazërinë”.

Ai shtoi, se edhe komuniteti shqiptarë në shtetin kroat, po e ushqen miqësinë me Kroacinë mike.

Mbrëmja festive u mbyll me fjalë të mira mes miqve të shumtë kroat dhe shqiptarë, që të punohet drejt BE për tokat shqiptare. (INA)

Leave a Reply