Matej Angellov: Duam fitore ndaj Gjibraltarit dhe Suedisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në moshën 21 vjeçare, vazhdoi sot me përgatitjet për sfidat e ardhshme nga cikli kualifikues i marsit për kualifikim në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Sllovaki në vitin 2025.

Të përzgjehdurit e seleksionuesit Dragan Kanatllarovski në ora 16:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, do të zhvillojnë stërvitjen e dytë, ndërsa i gjithë fokusi do të jetë kryesisht për ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Gjibraltarit.

Mesfushori i Rabotniçkit dhe anëtar i Përfaqësueses së Maqedonisë për të rinj deri në moshën 21 vjeçare, Matej Angelov, ka dhënë komentet dhe qëndrimet e tij për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

– Na presin dy ndeshje para publikut vendas, e që kanë shumë rëndësi për ne. Duam të dëshmohemi në një pasqyrë të mirë para tifozëve tanë. Qllimi është i qartë, fitore në të dyja ndeshjet.

– Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë kundër Gjibraltarit. Jemi favorit dhe një gjë të tillë do të duhet ta dëshmojmë edhe në terren. Do të japim gjithçka nga vetja për të arritur deri tek fitorja, përmes së cilës do të bënim një hap para, që do të ishte një paralajmërim i mirë për ndeshjen e rradhës kundër Suedisë.

– Kundër Suedisë nuk do ta kemi aspak të lehtë, pres edhe një ndeshje të rëndë kundër tyre, ashtu siç ndodhi në ndeshjen e xhiros së parë. Besoj se me një qasje të mirë, vendosshmëri dhe zemër në terren, mund të arrijmë një rezultat tjetër pozitiv kundër tyre.

– Gjithçka, përveç fitores në këto dy ndeshje kualifikuese do të ishte një dështim për ne. Kemi një dëshirë të madhe që të luajmë mirë dhe pas një sërë dështimesh të kthehemi në rrugën e fitoreve.

Në ndeshjen e parë në kuadër të ndeshjeve të marsit, më 21 mars do të përballemi me përfaqësuesen e Gjibraltarit. Pesë ditë më vonë në program është dueli ndaj Suedisë së fortë.

Leave a Reply