Largimi i Endrit Krasniqit ka bërë që tashmë Shkëndija ti hap dyert për Liridon Latifin.
Emri i tij është shumë i njohur për opinionin sportiv në vendin tonë, pasi i njëjti kishte luajtur më parë me Kombëtaren shqiptare, teksa ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të Skënderbeut të Korçës, që kishte bërë bujë në garat europiane.
Latifi aktualisht është pjesë e Tiranës, ndërsa në Shqipëri kishte luajtur edhe me Vllazninë dhe Kukësin.
Transferimin e tij të parë në Europë e bëri në Hungari në vitin 2017-të, kur nënshkroi me skuadrën e Akademia Pushkash, teksa kishte luajtur edhe në Moldavi me kampionët e shumëfishtë të Sherif Tiraspol.
Gjithë kjo eksperiencë e bukur, mund të jetë shumë frytdhënëse për Shkëndijën, që në formacion do të kishte një super lojtar në pjesën ofenzive.