
Arsenali dhe Paris Sen Zhermen do të përballen sonte në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në një përballje që do t’u japë njërës prej tyre mundësinë për të siguruar një arritje historike, pasi asnjëra nuk e ka fituar ndonjëherë këtë kompeticion.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, aty ku Arsenali do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në finalen e madhe.
“Topçinjtë” për herë të fundit në një finale të madhe kishin luajtur vitin 2006-të, kur ishin mundur nga Barcelona. Pikërisht me “katalunasit” mund të luajnë edhe në finalen e këtij sezoni, gjithnjë nëse këto dy skuadra eliminojnë PSZh-në, gjegjësisht Interin.
Skuadra e Simone Inzaghit, nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës në Spanjë.