Superliga shqiptare, hidhet shorti për ndeshjet e “Final Four”

Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Federatës shqiptare të futbollit, u hodh shorti i “Final Four” për ndeshjet gjysmëfinale në Superligën shqiptare.

Egnatia do të përballet me Partizanin, derisa fituesi i këtij çifti në finalen e madhe do të përballet me fituesin nga ndeshja, Vllaznia-Dinamo.

Vlen të përmendet se Egnatia dhe Vllaznia kanë favorin e barazimit për t’u kualifikuar në finale.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet me datë 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë në program do të jetë vetëm një ditë më vonë.

Me datë 9 maj është planifikuar të luhet finalja e vogël, ku skuadrat do të diskutojnë për vendin e tretë/katërt, derisa finalja e madhe që do të vendos edhe për titullin kampion, do të luhet me datë 12 maj.

Leave a Reply