Ferid Agushi më nuk është trajner i FC Prishtina 01

FC Prishtina 01 ka njoftuar se trajneri kumanovar Ferid Agushi, pas më shumë se dy viteve bashkëpunimi të suksesshëm, nuk do të vazhdojë më të jetë në krye të ekipit, përcjellë “infOSport.mk”.

Gjatë kësaj periudhe, Ferid Agushi ka qenë pjesë e rëndësishme e arritjeve të mëdha të klubit prishtinas.

Nën drejtimin e tij FC Prishtina 01 ka fituar 2 tituj kampion i Kosovës, 2 Kupa të Kosovës, ndërsa gjithashtu me mjaft sukses e udhëhoqi këtë skuadër edhe në ndeshjet ndërkombëtare të Ligës së Kampionëve.

Ferid Agushi para se të pranonte të drejtonte FC Prishtina 01, kishte drejtuar Futsal Shkupin. (infOSport.mk)

Leave a Reply