Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFMV) ka shqiptuar një gjobë prej 5.000 eurosh ndaj Klubit Futbolllistik Shkëndija, për shkak të sjelljes së tifozëve gjatë ndeshjes me Sileksin, e zhvilluar më 28 shtator 2025.
Sipas vendimit, gjatë pjesës së parë të ndeshjes janë përdorur mjete piroteknike (flakadanë dhe mjete shpërthyese), ndërsa për disa minuta është penguar pamja e kamerave të transmetimit dhe e sistemit VAR për shkak të tymit të dendur.
Komisioni ka vlerësuar se në këtë rast është shkelur neni 51 i Disiplinorit të FFMV-së, i cili përcakton se klubi mban përgjegjësi për sjelljen e tifozëve të vet, pavarësisht masave të ndërmarra për siguri.
