Talenti shkupjan, Rron Jetishi, pjesë e KB Rabotniçki, ka shkruar histori në elitën e basketbollit vendor. Jetishi, edhe pse vetëm 14-vjeçar, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera me grupmoshat e reja, ka arritur të depërtojë edhe në ekipin e seniorëve të skuadrës nga Parku i Qytetit, njofton “infOSport.mk”.
Ai të dielën e kaluar, në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e ekipit të parë të Rabotniçkit, arriti të shënojë edhe pikët e para në një ndeshje zyrtare, duke u bërë basketbollisti në moshë më të re që shënon në elitën e basketbollit vendor.
Rron Jetishi pikët e tij të para i regjistroi përballë skuadrës së Pelisterit, ndaj së cilës skuadër në parket kaloi 2 minuta e 2 sekonda.
Ai gjithashtu u paraqit edhe në ndeshjen e djeshme të Rabotniçkit kundër TFT, në të cilën ndeshje skuadra e tij pësoi edhe një disfatë tjetër.
Rron Jetishi është gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses U16 të Maqedonisë, ku edhe bartë shiritin e kapitenit, njëjtë sikurse një gjë të tillë me mjaft sukses bënte edhe me ekipin përfaqësues U14.
Talentët shqiptarë tashmë me mjaft sukses po depërtojnë edhe në sportin e basketbollit, aty ku shpresojmë që Rroni të vazhdojë me këtë ritëm dhe një ditë të na bëjë krenar që të gjithëve. (infOSport.mk)
