FC Shkupi pushimin e shfrytëzon me një miqësore luksi të shtunën në Maxhari

Për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet e “play-off” për kualifikim në Botërorin “Qatar 2022”, skuadrat e futbollit vendor do të kenë pushim këtë fundjavë kur janë në pyetje ndeshjet zyrtare, por jo edhe ato miqësore, shkruan “infOSport.mk”.

Kështu liderët e Ligës së Parë, FC Shkupi këtë pauzë do ta shfrytëzojë për të zhvilluar një miqësore luksu kundër skuadrës së Voska Sport nga Liga e Dytë – Perëndim, mirëpo që me shumë gjasa vitin tjetër mund të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Kjo ndeshje në program do të jetë të shtunën me fillim në ora 15:00, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin e Maxharit në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply