Lajm i mirë për Maqedoninë, te Italia lëndohet një nga futbollistët titullarë

Kombëtarja e Italisë nesër në Palermo do përballet me Maqedoninë e Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalet e  “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës “Qatar 2022”.

Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm për të dyja kombëtaret, Roberto Mançini i Italisë, ka marrë një lajm shumë të keq për nesër, me Di Lorenzon që është dëmtuar dhe me gjasë do jetë jashtë kombinimit.

Mbrojtësi i Napolit ka nisur fazën e reabilitimit, duke qenë mungesë e madhe për prapavijën e Axurrëve.

“Në mëngjes, Giovanni Di Lorenzo iu nënshtrua një vizite specialistike me Prof Mariani në klinikën Villa Stuart.

“Kontrolli konfirmoi diagnozën e bërë më parë në ekipin kombëtar të një ndrydhje të shkallës së dytë të gjurit të djathtë për t’u trajtuar në mënyrë të mbyllur. Lojtari do të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit”, – njofton federata italiane.

Leave a Reply