Shtyhen edhe ndeshjet e futsalit

Pas shtyerjes së ndeshjeve të futbolli të madh, janë shtyrë edhe të gjitha ndeshjet e javës së dytë në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë Federata e Futbollit të Maqedonisë ua ka konfirmuar të gjitha klubeve pjesëmarrëse, përfshirë këtu edhe klubin kampion të Futsal Shkupit.

Këta të fundit ndeshjen e javës së dytë duheshe ta zhvillojnë nesër kundër Astibos në Çair. Para fillimit të këtij takimi ishte paraparë që lojtarëve vendas të ju ndahet edhe trofeu i titullit kampion për edicionin e kaluar, që u mbyll para kohe për shkak pandemisë “Covid 19”.

Kështu ndeshjet e javës së dytë në Ligën e Parë të Futsalit do të zhvillohen javën e ardhshme (6, 7 dhe 8 nëntor), kur në ndeshjet tjera, Juventus Serava do të mirëpret Crna Rekën, ndërkohë FC Arben Bajrami do të luaj kundër Velesit.

Leave a Reply