Dybala largohet nga Juventusi, transferohet tek gjigantët e La Ligas!

Juventus dhe Paolo Dybala do të ndahen përfundimisht këtë janar ose në verën e ardhshme.

Një gjë të tillë shkruan “DailyMail”, sipas të cilëve marrdhëniet aspak të mira midis sulmuesit argjentinas dhe trajnerit Andrea Pirlo do shtyejnë deri te ndarja mes Dybalas dhe Juventusit.

Skuadra e re e Dybalas mund të jetë ajo e Real Madrid pasi Florentino Perez dhe Zinedine Zidane kanë shfaqur interesimin për transferimin e argjentinasit.

Siç raporton “DailyMail”, mbretërit po bëjnë gati një ofertë në drejtim të Juventusit, drejtuesit e së cilës skuadër mund të ulen në tavolinën e bisedimeve për të pranuar ofertën e “madrilenëve”, duke pasur parasysh se bisedimet për rinovimin e kontratës nuk po japin kurrfarë rezultati për momentin.

Leave a Reply