Deklarata e parë e Adilit, nuk haron pa përmendur “Shvercerat”

Mevlan Adili edhe zyrtarisht është pjesë e FC Shkupit. Ai në këtë mënyrë rikthehet në folenë e vjetër, aty ku kishte bërë hapat e parë me futbollin dhe ku ishte zhvilluar si futbollistë, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe përkundër ofertave të shumta, Adili vendosi që të pranojë atë të FC Shkupit, me të cilën skuadër shpreson të bëjnë një sezon të mbarë, duke bërë që edhe “Shvercerat” të kënaqen me rezultatet e tyre.

“Kisha oferta të ndryshmë nga shumë klube jashtë vendit, por kësaj radhe vendosa të jap firmën time në klubin e zemrës, aty ku kam filluar gjithçka. Jam i bindur në projektin që më kanë shpalosur nga kryesia dhe do të kërkojmë shansin ton të dëshmohemi edhe në arenën ndërkombëtare. Uroj të kemi sezon të mbarë dhe të kënaqim ata për të cilët edhe luajmë futboll, “Shvercerat”, – ka thënë Adili për faqen zyrtare të klubit.

Mbrojtësi 25-vjeçar me FC Shkupin ka firmosur kontratë 1-vjeçare, ndërsa në Çair vjen nga rradhët e Zhalgiris.

Leave a Reply