Sot bëhen një vit nga “bombat” e Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë (VIDEO)

Saktësisht para një viti, Zvicra mundi Serbinë me rezultatin 2:1 në kuadër të Botërorit të vitit 2018-të në Rusi, e ku si protagonistë dolën të jenë dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan “infOSport.mk”.

Ky i fundit shënoi golin e fitores në çastet e fundit të takimit, duke i dhënë një “shuplakë” të fortë Serbisë dhe duke e eliminuar atë, ndërsa vlen të theksohet se që të dy futbollistët shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri golat e tyre i festuan duke bërë shqiponjën dy krenare.

Një gjë të tillë mund të shihni edhe përmes video materialeve të siguruara nga kjo ndeshje e para një viti, ndërsa në videon e improvizuar më poshtë golat e Xhakës dhe Shaqirit mund ti shihni nën komentin e paharruar të kolegut tonë nga Radio Televzioni i Kosovës, Andin Lokaj.

Leave a Reply