Talentet e Shkëndijës shkëlqejnë në Barcelonë: Vëllezërit Shuajibi pjesë e Barça Clinic!

Në maj të këtij viti, klubi i madh spanjoll, Barcelona, mbërriti në Prishtinë për të zbuluar talentet e rinj të futbollit në rajon. Ndër qindra pjesëmarrës, vëllezërit Jon dhe Rroj Shuajibi spikatën me aftësitë e tyre teknike, disciplinën dhe përkushtimin në fushë, duke u përzgjedhur në grupin elitë, “High Potential”.

Pas këtij suksesi, dy vëllezërit morrën pjesë në kampin “Barça Camp North Macedonia” që u zhvillua nga 10 deri më 15 qershor të këtij viti në stadiumin e Çairit, ku edhe një herë tjetër dëshmuan pasionin dhe vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm.

Falë punës së palodhshme në akadaminë e futbollit Shkëndija, dhe përkushtimit të tyre, Jon dhe Rroj morën ftesën zyrtare nga “Barça Clinic”, një mundësi unike për të qenë pjesë e akademisë më të njohur në botë.

Aktualisht ata ndodhen në Barcelonë, duke ndjekur trajnime profesionale dhe duke përjetuar ëndërrën që çdo fëmijë futbolli e ka, një ditë të jenë pjesë e skuadrës së madhe të FC Barcelonës.

Kush janë vëllezërit Shuajibi…?

Dy vëllezërit Shuajibi janë nga fshati Negotinë e Gostivarit. Ata aktualisht luajnë te Shkëndija me gjenerata dhe pozicione të ndryshme.

Joni është i gjeneratës 2014, dhe i njëjti luan në rolin e sulmuesit të majtë, derisa

Rroji është i gjeneratës 2016-të dhe luan si mesfushor kreativ.

Suksesi i tyre është shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë që besojnë se me pasion, punë dhe besim në vetëvete, edhe ëndërrat më të mëdha mund të bëhen realitet.

Leave a Reply