Bledi Shkëmbi i kënaqur me fitoren ndaj Makedonija GJ.P

Fitorja e sotme 2:0 ndaj Makedonija GJ.P, skuadrën e Struga Trim Lum e ka rikthyer sërish në pozitën e parë në renditjen tabelare në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë e tillë pa dyshim se ka lënë të kënaqur edhe trajnerin e struganëve, Bledi Shkëmbi. Ai pas përfundimit të ndeshjes komentoi fitoren ndaj skuadrës shkupjane, që ishte njëherit e treta brenda këtij edicioni, përfshirë këtu edhe fitoren 5:0 në kuadër të ndeshjes së Kupës.

“Jam i kënaqur me ekipin, sidomos në pjesën e parë. Mendoj që bëmë një ndeshje pozitive.” – është shprehur trajneri Bledi Shkëmbi, i cili si duket i’a ka marrë masën skuadrës së Makedonija Gj.P.

Nën drejtimin e tij këtë edicion, Struga Trim Lum ndaj skuadrës shkupjane ka regjistruar 3 fitore, me një gol-averazh 9:0.

“Nuk është se kemi ndonjë përgatitje të veçantë për skuadra të veçanta. Thjeshtë, synimi ynë që është të bëjmë sa më mirë lojën tonë, të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, që në fund të fitojmë 3 pikët, që janë të rëndësishme.” – ka thënë trajneri Shkëmbi për faqen zyrtare të Struga Trim Lum.

Leave a Reply