Florian Roçi do e mbajë mend gjatë kohë ndeshjen ndaj Makedonija Gj.P (VIDEO)

Futbollisti i Struga Trim Lum, Florian Roçi, takimin e sotëm ndaj Makedonija Gj.P, pa dyshim se do e mbajë gjatë kohë më memorjen e tij, shkruan “infOSport.mk”.

18-vjeçari për herë të parë sot u paraqit në një ndeshje zyrtare me fanellën e Struga Trim Lum, ndërsa një gjë të tillë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Strugani, realizoi golin e parë të takimit, duke ndihmuar ekipin për të fituar ndeshjen me shifrat 2:0.

Ky gol erdhi në minutën e 33-të, kur Floriani përfitoi nga asisti numër 6-të i Pape Fall gjatë këtij edicioni.

Senegalezi pasi ndërpreu një aksion të vendasve në gjysmëfushë dhe kombinoi mirë me kapitenin Shabani, nga e majta mjaft mirë shërbeu në zonën kundërshtare, Roçin, i cili me të djathtën e tij shënoi një super gol, për avantazhin tonë prej 1:0.

Ishte kjo ndeshja e parë me fanellën e Struga Trim Lum dhe goli i tij i parë në futbollin profesionist për këtë super talent, që gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses U18 të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply