Mirlind Daku vjen me një gol “alla Messi” në Rusi (VIDEO)

Mirlind Daku pas plotë dy muajve, ka arritur të gjejë golin në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm dhe të fitores në ndeshjen ndaj ish skuadrës së Bernard Berishës, Akhmat Groznyt.

Daku përfitoi nga një mosmarrëveshje mes dy futbollistëve të fundit të Akhmat Grozny, duke marrë topin nga gjysma e fushës në një kundërsulm të shpejtë, dhe pasi u fut brenda zonës kundërshtare, me mjaft mjeshtëri, në stilin “alla Messi” dribloi mbrojtësin kundërshtarë, dhe me të djathtën e tij shënoi për 1:0.

Ky gol pa dyshim se do t’i jap besim të madh Dakut, i cili ka vuajtur për gol tashmë një periudhë të caktuar, për më tepër që i njëjti nuk u paraqit fare në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren shqiptare.

Leave a Reply