Ish-futbollisti i Çelzit në moshë 33 vjeçare thotë se i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë!

Ish futbollisti i Çelzit, Lamisha Musonda, me origjinë nga Belgjika, i cili iu bashkua klubit londinez në vitin 2012 së bashku me vëllezërit e tij Tika dhe Charly, ka dhënë një përditësim prekës për gjendjen e tij shëndetësore.

Pavarësisht moshës shumë të re, aktualisht është vetëm 33 vjeç, ai ka konfirmuar se është seriozisht i sëmurë dhe nuk pret të jetojë edhe gjatë.

“Ndërsa po kuptoj se më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë, po kuptoj edhe sa shumë njerëz kam pasur pranë vetes. Do t’i ruaj përgjithmonë këto kujtime. Jeta është e vështirë, por pamja është e bukur.”

“Jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje dhe askush nuk mund ta kuptojë plotësisht dhimbjen që po kalon. Dy vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe sfiduese për mua. Me dhimbje të madhe njoftoj se po luftoj për të rikthyer shëndetin tim.”

“Kjo është arsyeja pse kam munguar në rrjetet sociale. Duhet të përballem me realitetin – gjendja ime shëndetësore është kritike dhe tani po luftoj për të mbijetuar. Ndihma dhe lutjet tuaja do të jenë një mbështetje e madhe në këtë periudhë. Unë dhe familja ime po luftojmë dhe nuk do të dorëzohem deri në frymën e fundit.”

“Kam pasur fatin të kem një jetë të bukur në fillim dhe ende kam shumë për të dhënë. Por ka kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që do të kisha dashur t’i falënderoja personalisht dhe fakti që ndoshta nuk do ta kem këtë mundësi më dhemb thellë.”

“Nuk jam aspak një njeri i përsosur. Askush nuk është. Dua të falënderoj futbollin dhe shkollën që më dhanë mësime të vërteta jete. Dua të mbahem mend si dikush që nuk u dashurua me duartrokitjet, por me njerëzit e mirë që takova rrugës… shokët e skuadrës, mësuesit, trajnerët, shoferët e autobusëve… Për ta, unë luftoj dhe qëndroj i fortë. Le ta fitojmë çdo ditë, një nga një.” – kishte shkruar Lamisha Musonda.

Lutje dhe forcë për Lamisha Musonda dhe familjen e tij.

Leave a Reply