Mbrojtësi 31-vjeçar Dime Dimov për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Superligën shqiptare. Dimov ka pranuar ofertën e skuadrës së Bylisit nga Ballshi, skuadër kjo që në pranverë do të kërkoj mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë.
Dimov së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Persebaya Surabaya në Indonezi, ndërsa paraprakisht kishte luajtur edhe në futbollin bullgar me skuadrën e Loko Sofia, te e cila skuadër ishte transferuar korrikun e vitit 2023 nga rradhët e AP Brera.
Ndryshe në kampionatin tonë vendor, Dimov ka luajtur edhe me Metalurgun, Kozhuvin, Gostivarin dhe Horizont Turnovën.
