Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë U21, Goran Staniq ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet eliminatore kundër Italisë dhe Armenisë, që në program janë gjatë muajit mars.
Grumbullimi i shpresave futbollistike të vendit do të bëhet me 23 mars, që më pas të udhëtojnë drejt Italisë, aty ku me datë 26 mars do të zhvillojnë ndeshjen kundër “axurrëve”.
Ndeshja e dytë në program do të jetë 5 ditë më vonë, kundër Armenisë.
PORTIERË: Vasko Vasilev (Struga Trim Lum), Lupçe Xhekov (Sileks), Nikolla Filevski (Bregallnica).
MBROJTËS: Marsko Stoilevski (AP Brera), Andrija Dimeski (Vozhdovac – Serbi), Andrej Arizanovski (AP Brera), Anes Meliqi (Shkëndija Tetovë) Gjorgje Xhekov (Sileks), Numan Ajeti (Shkëndija Tetovë), Memetriza Hamza (Struga Trim Lum), David Stojanovski (Bravo – Slloveni)
MESFUSHORË: Matej Angellov (Rabotniçki), Sejdo Durakov (Rot Vajs Erfurt – Gjermani) Ilija Maslarov (Lugano – Zvicër), Mateo Sofijanoski (Makedonija GJ.P), Martin Gjorgjievski (Zbrojovska Brno – Çeki), Muhamed Kurtishi (Bazel – Zvicër)
SULMUES: Dimitar Danev (Vardar), Matej Gashtarov (Borac Çaçak – Serbi), Kire Stojanov (AP Brera), Admir Latifi (Osijek – Kroaci), Nikolla Manojllov (Rabotniçki), Dimitar Trajkov (Dugo Polje – Kroaci).
