Sedlloski shpalosi emrat, pjesë e Maqedonisë plotë 8 futbollistë shqiptarë!

Plotë 8 futbollistë shqiptarë do të jenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjet e “play-off” për kualifikim në Botërorin e këtij viti, që për herë të parë në histori do të mbahet në tre shtete të ndryshme, SHBA-Kanada-Meksikë, njofton “infOSport.mk”.

Në paraqitjen para gazetarëve në prag të ndeshjeve debutuese në krye të përfaqësueses së Maqedonisë, Goce Sedlloski bëri të ditur listën e futbollistëve të ftuar. Në këtë listë bëjnë pjesë plotë 28 futbollistë, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.

Fjala është për kapitenin, Enis Bardhi, mbrojtësin e krahut të majtë, Ezgjan Alioski, mbrojtësit Visar Musliu, Egzon Bejtullain dhe Imran Fetain, mesfushorët Reshat Ramadani dhe Isnik Alimi si dhe sulmuesin Lirim Qamili.

Një numër i konsiderueshëm ky, e që besojmë se të njëjtit ftesën e trajnerit Sedlloski do ta shpërblejnë me paraqitje të mira, duke ndihmuar Maqedoninë në ndeshjet e “play-off” për kualifikim në Botërorin e këtij viti që starton në qershor.

Në mesin e 8 futbollistëve të ftuar shqiptarë, vetëm Imran Fetai është një emër i ri, derisa të tjerët kanë qenë pjesë e ekipit përfaqësues futbollistik të vendit.

Gëzon fakti se gati pas tre viteve në skuadër rikthehet edhe Egzon Bejtullai, por gjithashtu edhe sulmuesin Lirim Qamili.

Ndeshjen e parë për një vend në Botërorin e vitit 2026, Maqedonia do ta zhvillojë me 26 mars në Kopenhagë kundër Danimarkës. (infOSport.mk)

Leave a Reply