Përfaqësuesja e Maqedonisë po përgatitet për ndeshjen e parë të “play-off” kundër Danimarkës, e vlefshme për një vend në Kupën e Botës të këtij viti, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pjesë e skuadrës përfaqësuese është edhe Boban Nikolov, i cili bashkohet me ekipin “verdhekuq” pas një pushimi dy vjeçar. Mesfushori me përvojë beson në cilësinë e ekipit dhe në mundësinë e një befasie në Kopenhagë.
“Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë të luash për ekipin përfaqësues. Nuk mund të krahasohet me asgjë, luan për vendin tënd dhe e përfaqëson atë. Shpresoj se gjithçka do të jetë mirë dhe se me përvojën time, së bashku me pjesën tjetër të ekipit, do të kontribuojë në arritjen e objektivit që kemi”.
“Unë besoj sinqerisht se mundemi. Është normale të shpresojmë, dhe nëse është dita jonë, mund të bëjmë edhe befasi. Ne të gjithë besojmë dhe erdhëm këtu me atë qëllim. Nuk do të dorëzohemi, nëse të gjithë luajmë në nivelin më të lartë, mund të ëndërrojmë kualifikimin. Së pari mendojmë për Danimarkën, ajo është ndeshja më e rëndësishme. Presioni është në anën e tyre, dhe ne nuk kemi asgjë për të humbur, vetëm mund të fitojmë shumë. Do të hyjmë me qetësi, do ta lëmë zemrën në fushë, kështu që çfarëdo që të ndodhë, le të ndodhë.”
“Trajneri sjell agresivitet dhe motivim të fortë. Ai di si t’i inkurajojë lojtarët dhe mendoj se ky është një plus i madh për ne. Nëse kjo energji transferohet në fushë, mund të arrijmë shumë.” – tha Boban Nikollov.
Ndeshja Danimarkë – Maqedoni, në program është të enjten e 26 marsit në Kopenhagë.
