Rayo Vallecano, skuadër kjo që kishte mundur Shkëndijën dhe Dritën e Gjilanit në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës, është në rrugë të mirë për të siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të këtij kompeticioni, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra spanjolle sonte në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës, mundi skuadrën e AEK-ut të Strakoshës dhe Pilios me shifrat 3:0.
Kujtojmë, me po të njëjtin rezultat, Rayo Vallecano mundi Dritën e Zekirja Ramadanit, ndërsa kundër Shkëndijës kishte shënuar fitore, 2:0.
Përveç Vallecano-s, fitore identike 3:0 në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Konferencës, regjistruan edhe Crystal Palace ndaj Fiorentinës si dhe Shakhtar ndaj AZ Alkmar, ndërkohë Mainz 05 si vendas me rezultatin 2:0 mundi Strasbourgun.
Ndeshjet e kthimit të kësaj faze në program janë me datë 16 prill. (infOSport.mk)
