FK Partizani shkarkon trajnerin Kërnaja, Agim Ibraimi pjesë e stafit të ri teknik!

FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi  vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit nga kryeqendra shqiptare.

“Partizani dëshiron të falënderoj Oltijon Kërnajën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.” – thuhet në njoftimin e “Demave të Kuq”.

Deri në fund të sezonit, Partizani do të udhëhiqet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit do të jetë edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.

Leave a Reply