Struga Trim Lum në takimin e djeshëm kontrollues mundi bindshëm me shifrat 6:0 KF Arsimin, në të cilën ndeshje për herë të parë me fanellën e skuadrës strugane u paraqitën edhe tre përforcimet e fundit, portieri Andrej Jovçevski, mbrojtësi Egzon Belica dhe sulmuesi francez, Hammond Agamah, shkruan “infOSport.mk”.
Pikërisht ky i fundit ishte ai që shënoi golin e parë, duke paralajmëruar fitoren e thellë të Struga Trim Lum, për të cilën në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë, Arbi Vosha, Ardian Zendeli, Memetriza Hamza dhe Florian Roçi.
29-vjeçari Agamah, që te skuadra strugane erdhi nga futbolli francez, gjatë pjesës së parë, përveç golit të shënuar pati edhe disa raste tjera shënimi, duke rrezikuar seriozisht në disa raste portën e KF Arsimit, skuadër kjo te e cila vërehej një ngërç, kjo ndoshta edhe për shkakun se “verdhezinjtë” nga Çegrani fazën përgatitore e kishin nisur pak më vonë se skuadra strugane, që tashmë ka zhvilluar tre ndeshje kontrolluese, përfshirë këtu edhe ato dy ndeshjet kundër Dinamo City nga Shqipëria.
Në anën tjetër për KF Arsimin, takimi kundër Struga Trim Lum, ishte i dyti pas atij ndaj Shkëndijës së Haraçinës, që ishte mbyllur me barazim, 1:1. (infOSport.mk)
