FIFA i ndalon regjistrimin e futbollistëve skuadrës së Tikveshit

Federata e Futbollit e Maqedonisë përmes faqes së saj zyrtare njofton se në përputhje me një vendim të FIFA-s, KF Tikveshit nga Kavadari i është ndaluar regjistrimi i futbollistëve të rinj në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj lojtarit kroat, Filip Mihaljeviç.

Sipas njoftimit zyrtar nga FIFA, ndalimi do të mbetet në fuqi derisa detyrimet ndaj lojtarit të shlyhen plotësisht, në të kundërtën do të pasojë maksimum një ndalesë prej tre periudhash rradhayi regjistrim të futbollistëve të rinj.

Në të njëjtën kohë, FIFA i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Maqedonisë që të zbatojë menjëherë vendimin në nivel kombëtar.

Federata e Futbollit e Maqedonisë do të veprojë në përputhje me rregullat dhe vendimet e FIFA-s, thuhet në fund të njoftimit të FFM-së në faqen e tyre zyrtare.

Leave a Reply