Thomas Brdariç pritet të marrë drejtimin e FC Malishevës!

Ish trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Thomas Brdariç, së shpejti pritet të emërohet në postin e trajnerit te FC Malisheva, njofton “infOSport.mk”.

Nëse do realizohej një gjë e tillë, atëherë strategu kroat me pasaportë gjermane, debutimin e tij zyrtarë në bankinën e skuadrës kosovare do ta kishte përballë ish skuadrës së tij, KF Vllaznisë nga Shkodra.

Kujtojmë, FC Malisheva dhe KF Vllaznia do të luajnë në ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Për Thomas Brdariç, FC Malisheva do të ishte skuadra e dytë që do të udhëhiqte në Kosovë, pasi së fundmi drejtonte Drenicën.

Leave a Reply