Gledi Mici ka mbyllur bashkëpunimin me Struga Trim Lum, pasi të njëjtit i përfundoi kontrata që e kishte deri në qershor të këtij viti.
Futbollisti nga Tirana te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit të kaluar, duke regjistruar gjithsej 30 paraqitje midis kampionatit dhe kupës.
“Përvoja e tij erdhi në shprehje në disa prej takimeve, ashtu që neve si klub vlerësojmë lartë kontributin e dhënë me fanellën e Struga Trim Lum.
Të gjithë nga klubi strugan falënderojnë Micin për periudhën e kaluar bashkë, duke i uruar njëkohësisht suksese në pjesën tjetër të karrierës së tij!” – thuhet në njoftimin e klubit strugan në faqen e tyre zyrtare.
Gledi Mici bëhet bëhet kështu futbollisti i dytë pas Bojan Ilievskit që i thotë mjaft aventurës me skuadrën strugane, që në anën tjetër ditë më parë prezantoi një super përforcim, Amir Nuhijën e Shkëndijës së Haraçinës. (infOSport.mk)
